Home Lifestyle “Apex” thyen rekordet në Netflix, sa shikime arriti në vetëm 3 ditë?
“Apex” thyen rekordet në Netflix, sa shikime arriti në vetëm 3 ditë?
0

“Apex” thyen rekordet në Netflix, sa shikime arriti në vetëm 3 ditë?

0
0

Filmi aksion “Apex” po rezulton një sukses i menjëhershëm për Netflix, duke thyer rekorde shikueshmërie vetëm pak ditë pas publikimit. I lançuar më 24 prill, ai arriti rreth 38 milionë shikime brenda tre ditëve të para, duke u ngjitur direkt në krye të renditjes globale të platformës.

Deri në fund të javës së parë, më 26 prill, shikimet kanë kaluar shifrën 38.2 milionë, duke e bërë “Apex” një nga premierat më të mëdha të Netflix për vitin 2026, konkretisht e treta më e suksesshme deri tani.

Interesi i madh lidhet edhe me kastin e njohur ndërkombëtar, ku spikasin Charlize Theron, Taron Egerton dhe Eric Bana, performancat e të cilëve janë vlerësuar shumë nga publiku. Nën regjinë e Baltasar Kormákur, filmi sjell një histori dinamike të kombinuar me pamje mbresëlënëse vizuale.

Suksesi i tij është ndihmuar gjithashtu nga algoritmi i rekomandimeve të Netflix, që ka favorizuar përhapjen e shpejtë te audienca globale.

Ngjarja ndjek jetën e një gruaje që, pas një tragjedie personale, izolohet në natyrën e egër të Australisë, ku përballet me një betejë të rrezikshme për mbijetesë. Filmi ndërthur elemente të aksionit dhe trilerit psikologjik, duke u kthyer në një nga hitet më të forta të këtij viti.

Burimi; https://movieweb.com/apex-action-survival-streaming-success-netflix-april-2026/

Foto; Freepik.com