Home ShowBiz Samanta Karavella ndez dyshimet për ndarje? Postimet në TikTok trazojnë rrjetin
Samanta Karavella ndez dyshimet për ndarje? Postimet në TikTok trazojnë rrjetin
0

Samanta Karavella ndez dyshimet për ndarje? Postimet në TikTok trazojnë rrjetin

0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi postimet e saj të fundit në TikTok kanë nxitur aludime për një krizë në jetën personale.

Edhe pse artistja nuk ka bërë asnjë reagim publik apo konfirmim zyrtar, ndjekësit janë bindur se mes saj dhe partnerit mund të ketë ndodhur një ndarje.

Shkak për këto dyshime është bërë një video e publikuar së fundmi nga Samanta, ku ajo shfaqet mjaft elegante dhe në formë, ndërsa mbi videon shkruhej: “Nuri i ndarjes”. Ky detaj u interpretua menjëherë nga fansat si një mesazh indirekt që lidhet me fundin e një romance.

Për më tepër, videoja shoqërohej edhe me frazën: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja”, duke shtuar akoma më shumë spekulimet në rrjet se këngëtarja po kalon një periudhë jo të lehtë emocionale.

Komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumë prej tyre që pyesin nëse artistja i ka dhënë fund lidhjes së saj, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë vetëm për një trend apo mesazh artistik.

Deri tani, Samanta Karavella ka zgjedhur të heshtë, duke lënë gjithçka në kuadër të aludimeve që po qarkullojnë online.

Burimi;https://www.instagram.com/samantaofficial

Foto; https://www.instagram.com/samantaofficial