Kim Kardashian organizon festë madhështore me tematikë “Pokémon” për 7-vjetorin e djalit të saj Psalm
Atmosfera e festës ishte e mbushur me dekorime shumëngjyrëshe dhe elemente ikonike të botës “Pokémon”. Në ambient dominonin tullumbacet gjigante në formën e “Poké Ball”, karta të mëdha Pokémon, tavolina të personalizuara dhe madje edhe një figurë Pikachu në përmasa reale, që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve dhe fansave online.
Kim Kardashian publikoi fotografi dhe video nga festa, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin e shkurtër: “Pokemon Psalm!”. Menjëherë pas publikimit, mijëra ndjekës komentuan organizimin kreativ dhe atmosferën festive që kishte krijuar familja Kardashian për ditëlindjen e vogëlushit.
Vetë Psalm u shfaq i veshur me një bluzë të zezë me figurën e Pikachu, një stil që fansat e lidhën edhe me një udhëtim të mëparshëm familjar në Tokio, ku ai kishte veshur të njëjtën bluzë. Në festë ishte e pranishme edhe motra e tij, Chicago West, e cila kishte zgjedhur një veshje me personazhe të njohur Pokémon, ndërsa vëllai i madh, Saint West, u shfaq me një stil sportiv casual.
Edhe pse North West nuk u pa në fotot e publikuara nga Kim, në festë morën pjesë disa anëtarë të familjes Kardashian-Jenner, përfshirë edhe Dream Kardashian. Festa duket se ishte organizuar në mënyrë private, vetëm për familjarët dhe miqtë më të afërt.
Dashuria e familjes Kardashian për “Pokémon” nuk është diçka e re. Kim është parë shpesh në rrjetet sociale duke hapur karta Pokémon me Saint West, ndërsa mediat amerikane kanë raportuar se ajo ka shpenzuar shuma të mëdha për karta shumë të rralla koleksionuese, përfshirë edhe kartën ikonike “Charizard”.
Lajmi për festën e Psalm u publikua fillimisht nga media amerikane “People”, e cila zbuloi detaje nga organizimi luksoz dhe fotografitë e shpërndara nga Kim Kardashian në Instagram.
Burimi;https://www.instagram.com/kimkardashian/
Foto; https://www.instagram.com/kimkardashian/