Home ShowBiz 35 pilula në ditë! Rutinë ekstreme e Kim Kardashian ndez debat në rrjet
35 pilula në ditë! Rutinë ekstreme e Kim Kardashian ndez debat në rrjet
0

35 pilula në ditë! Rutinë ekstreme e Kim Kardashian ndez debat në rrjet

0
0

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave pasi zbuloi se konsumon rreth 35 suplemente çdo ditë për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien fizike.

Gjatë një interviste në podcastin “Good Hang”, të moderuar nga aktorja Amy Poehler, ylli i reality show-t foli hapur për rutinën e saj intensive të kujdesit personal, duke përmendur vitaminat, analizat e rregullta të gjakut dhe kujdesin për shëndetin pas të 40-ave.

“Marr ndoshta 35 suplemente në ditë. I ndaj në tri doza dhe në një moment thashë: ‘Nuk mund ta marr më këtë vaj peshku. Jam lodhur nga kaq shumë pilula’”, u shpreh Kardashian.

Ajo tregoi se kishte ndërprerë për një periudhë përdorimin e fish oil, suplement i pasur me omega-3, por analizat e gjakut treguan menjëherë ndryshime në organizëm, duke e detyruar ta rifillonte.

Sipas ekspertëve, omega-3 lidhet me përfitime për zemrën, trurin, lëkurën dhe nyjat, megjithatë rutina e Kim ka hapur debat në rrjet mbi përdorimin e tepërt të suplementeve dhe ndikimin e tyre në jetën moderne.

Fansat kanë reaguar me komente të shumta, ku disa e kanë cilësuar rutinën si “ekstreme”, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar përkushtimin e saj ndaj shëndetit.

Rrëfimi i Kim Kardashian rikthen në fokus pyetjen: deri ku duhet të shkojë kujdesi për trupin dhe a po krijohet një varësi e re nga suplementet?

Burimi;https://ew.com/kim-kardashian-has-pill-fatigue-from-taking-35-supplements-a-day-11978773?utm_source

Foto; https://www.instagram.com/kimkardashian/?hl=en