Ariana Grande kundër përdorimit të muzikës së saj nga administrata Trump për politikat e emigracionit
Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një video në TikTok ku shfaqeshin agjentë federalë duke arrestuar dhe prangosur persona të ndryshëm, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Bye”, e publikuar nga Grande në vitin 2024.
Këngëtarja fituese e çmimit Grammy shprehu menjëherë pakënaqësinë e saj në seksionin e komenteve të videos, duke kërkuar që muzika e saj të mos lidhet me mesazhe të tilla politike.
“Ju lutem, mos e përdorni kurrë muzikën time në lidhje me këto budallallëqe barbare, çnjerëzore dhe të neveritshme”, shkroi Grande në TikTok.
Pas reagimit të artistes, videoja u ndryshua dhe kënga e saj u hoq nga publikimi i Shtëpisë së Bardhë.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, mbrojti politikat e administratës Trump dhe iu përgjigj kritikave të këngëtares.
Ky nuk është rasti i parë kur artistë të njohur kundërshtojnë përdorimin e muzikës së tyre në materiale politike pa pëlqimin e tyre, duke ngritur debate mbi të drejtat artistike dhe përdorimin e veprave muzikore në fushata apo komunikime qeveritare