Pas dasmës së vitit, Dua Lipa dhe Callum Turner fotografohen në Romë! Ja detaji që ra në sy…
Pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe organizuan festime luksoze në Itali, Dua Lipa dhe Callum Turner vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave. Pas ditëve të kaluara në Itali për muajin e mjaltit, Dua Lipa dhe Callum Turner janë fotografuar duke u larguar nga Roma me një makinë luksoze Porsche 911 Turbo S Cabriolet, me vlerë rreth 270 mijë dollarë.
Çifti i sapomartuar kishte udhëtuar nga Amalfi Coast drejt kryeqytetit italian, megjithatë, fundjava shënoi përfundimin e qëndrimit të tyre në Itali, me një dalje nga hoteli që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fotografëve.
Sipas fotove të realizuara më 19 qershor, Dua Lipa dhe Callum Turner u panë duke ngarkuar valixhet në Porsche-n e tyre. Hapësira e kufizuar e bagazhit duket se u krijoi vështirësi, duke bërë që stafi i hotelit të ndërhynte për t’i ndihmuar me sistemimin e bagazheve.
Për këtë dalje, këngëtarja zgjodhi një bluzë pa mëngë dhe xhinse me bel të ulët, të kombinuara me një shami blu në flokë dhe një çantë të madhe prej kashte të markës Chanel. Ndërsa Turner u shfaq me këmishë me ngjyra të çelëta dhe pantallona të shkurtra.