Kampionati Botëror ka filluar por kurrsesi vëmendja nuk hiqet nga një video , e cila ka pushtuar rrjetet sociale, ku shihet një person që puth këngëtaren Shakira në tribunat e stadiumit gjatë një ndeshjeje të Kupës së Botës.
Ngjarja ndodhi më 22 qershor në stadiumin e Dallasit, ku Shakira po ndiqte ndeshjen mes Argjentinës dhe Austrisë, e cila përfundoi 2-0 në favor të Argjentinës. Gjatë transmetimit, kamera e fokusoi këngëtaren në një suitë luksoze, ku u pa duke marrë një puthje në faqe nga një person i panjohur, çka shkaktoi menjëherë reagime në rrjet.
Pak minuta më vonë, u zbulua se bëhej fjalë për djalin e saj 13-vjeçar, Milan, i cili ndodhej pranë saj në stadium dhe ishte ai që e kishte puthur në faqe. Shakira ka dy djem, Milan dhe Sasha, me ish-partnerin e saj Gerard Piqué, me të cilin u nda në vitin 2022 pas 11 vitesh lidhje.
Shakira është këngëtarja e cila tashmë është kthyer në një imazh të Kampionateve Botërore, duke dhuruar spektakël me këngët e saj që kanë shoqëruar këtë event sportiv ndër vite. Ajo ishte protagonistja kryesore e hapjes së kampionatit edhe këtë herë, ku me një performancë energjike interpretoi këngën “Dai Dai”, kënga zyrtare që shoqëron këtë Botëror.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën People, Shakira pohoi se çdo Botëror për të është një “përvojë magjike”, duke shtuar se muzika dhe futbolli kanë fuqinë të bashkojnë njerëzit në momente të vështira shoqërore dhe politike.
Kur u pyet se çfarë e sjell vazhdimisht në këtë event, ajo u përgjigj shkurt: “Fati”.
Ajo gjithashtu theksoi se po përgatitet për një moment historik, pjesëmarrjen në shfaqjen e parë “halftime” të finales së Kupës së Botës, e cila do të mbahet më 18 korrik në stadiumin MetLife, dhe ku ylli botëror ku do të performojë së bashku me Madonna dhe BTS.