Home ShowBiz Dua Lipa dhe Callum Turner vazhdojnë muajin e mjaltit në Toskanë
Dua Lipa dhe Callum Turner vazhdojnë muajin e mjaltit në Toskanë
0

Dua Lipa dhe Callum Turner vazhdojnë muajin e mjaltit në Toskanë

0
0

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, po vazhdojnë të shijojnë muajin e mjaltit në Itali, duke u fotografuar në momente të ëmbla romantike në brigjet e Toskanës.

Pasi kaluan disa ditë në Romë, çifti është zhvendosur në Porto Ercole, një nga destinacionet më të njohura bregdetare të rajonit, ku kanë shijuar relaksin mes detit dhe natyrës. Paparacët i kanë fotografuar duke notuar në ujërat e kristalta dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime nën dushin e plazhit.

Artistja shqiptare me famë botërore u shfaq me një bikini ngjyrë vjollcë me motive, me flokët e lidhur bisht dhe pa grim, duke zgjedhur një pamje krejtësisht natyrale. Ndërkohë, Callum Turner kishte veshur vetëm pantallona të shkurtra noti në ngjyrë blu të errët.

Pas kohës në det, çifti u kthye në shezlongë, ku kaluan momente të qeta duke lexuar. Dua po shfletonte disa shënime, ndërsa Callum ishte i përqendruar te romani “Martyr!”, një nga bestsellerët e The New York Times.

Historia e dashurisë së tyre nisi falë një pasioni të përbashkët për librat. Ata u njohën për herë të parë në restorantin The River Cafe në Londër, ku u prezantuan nga Ruthie Rogers. Më vonë u ritakuan në Los Anxhelos dhe zbuluan se po lexonin të njëjtin roman, “Trust” të Hernán Díaz, një rastësi që Dua Lipa e ka cilësuar si një “shenjë të fatit”.

Çifti kurorëzoi dashurinë në fund të muajit maj me një ceremoni civile në Marylebone Town Hall në Londër. Festimet vijuan për tri ditë në vilën historike Villa Valguarnera në Palermo të Sicilisë, ku morën pjesë emra të njohur të muzikës dhe modës, mes tyre Elton John, Charli XCX dhe Donatella Versace.

Tashmë, muaji i mjaltit i Dua Lipës dhe Callum Turner vazhdon në Itali, ndërsa dyshja po shijon ditë relaksi larg angazhimeve profesionale, duke u shfaqur më të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë.