Dukagjin Lipa ndan momente emocionuese nga dasma e Duas, shfaqet me lot në sy gjatë fjalimit
Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka publikuar një seri fotografish nga dasma e vajzës së tij me aktorin britanik Callum Turner, duke ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të veçanta të ceremonisë.
Përmes postimit në rrjetet sociale, ai ka sjellë kujtime nga dita e madhe e çiftit, ku nuk munguan emocionet, atmosfera e ngrohtë familjare dhe çastet e paharrueshme.
Një nga fotografitë më prekëse e tregon Dukagjin Lipën duke e shoqëruar Duan drejt altarit, në një moment simbolik dhe emocional për çdo prind. Po aq vëmendje ka tërhequr edhe fotografia ku ai shfaqet me lot në sy gjatë fjalimit të mbajtur në dasmë.

Në albumin e publikuar përfshihen edhe një portret familjar, ku familja Lipa pozon e bashkuar në këtë ditë të veçantë, si dhe një fotografi e Dukagjin Lipës me dhëndrin, Callum Turner, që pasqyron raportin e afërt mes tyre.
Postimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë uruar çiftin për martesën dhe kanë vlerësuar emocionet e sinqerta të ndara nga Dukagjin Lipa në këtë ditë të paharrueshme.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DaFK2UsiLLz/?img_index=7
Foto;https://www.instagram.com/p/DaFK2UsiLLz/?img_index=7