Kylie Minogue zbulon betejën e fshehtë me kancerin: “U diagnostikova për herë të dytë”
Kylie Minogue ka rrëfyer për herë të parë se u diagnostikua për herë të dytë me kancer në vitin 2021, më shumë se 15 vite pas betejës së saj të njohur me kancerin e gjirit.
Në dokumentarin e ri të Netflix, këngëtarja australiane tregoi se vendosi ta mbante të fshehtë diagnozën e dytë, ndryshe nga hera e parë kur beteja e saj u bë publike në mbarë botën.
“Diagnoza ime e dytë me kancer ishte në fillim të vitit 2021. Arrita ta mbaja për vete, jo si herën e parë. Për fat të mirë, e kalova përsëri dhe tani gjithçka është mirë,” u shpreh ajo.
Kylie pranoi se periudha ishte emocionalisht shumë e vështirë, sidomos në kohën kur po përjetonte suksesin global të hitit “Padam Padam”, këngë që i solli edhe çmim Grammy në vitin 2023.
“Nuk ndihesha e detyruar t’ia tregoja botës. Kishte momente kur nuk doja të dilja fare nga shtëpia,” tha artistja.
Sipas saj, përvoja personale ndikoi edhe në albumin “Tension”, ku disa tekste flasin për sekretet dhe betejat e brendshme që ajo po përjetonte në heshtje.
Dokumentari me tre pjesë përfshin pamje të rralla arkivore dhe intervista me familjarë e miq të afërt, përfshirë motrën e saj Dannii Minogue dhe aktorin Jason Donovan.
Këngëtarja theksoi rëndësinë e kontrolleve të hershme mjekësore, duke thënë se zbulimi në kohë ishte vendimtar për shërimin e saj.
“Shpresoj që dikush ta dëgjojë këtë histori dhe të kujtojë sa e rëndësishme është të bëjë kontrollet mjekësore,” tha ajo.
Kujtojmë se diagnoza e parë e Kylie Minogue në vitin 2005 shkaktoi atë që mediat australiane e quajtën “efekti Kylie”, pasi mijëra gra nisën të kryenin kontrolle të gjirit pas rrëfimit të saj publik.
Burimi;Â https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-14728641/Kylie-Minogue-secret-second-cancer-diagnosis.html
Foto;https://www.instagram.com/kylieminogue/?hl=en