Home ShowBiz Çfarë po bënte me telefonin e dikujt tjetër? Selin Bollati sqaron gjithçka me humor
Çfarë po bënte me telefonin e dikujt tjetër? Selin Bollati sqaron gjithçka me humor
0

Çfarë po bënte me telefonin e dikujt tjetër? Selin Bollati sqaron gjithçka me humor

0
0
Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pasi u shfaq me një telefon që nuk ishte i saj, duke ngjallur kureshtje për situatën.

Përmes një InstaStory, ajo publikoi një foto ku mbante në dorë një telefon Samsung, ndërsa me nota humori shkroi: “Kam në duar një telefon që nuk është i imi… Kështu që mos më pyesni a je mirë.” Situata u bë edhe më argëtuese nga një mesazh që mori nga një mik i saj, i cili reagoi menjëherë ndaj postimit.

Për të shmangur keqkuptimet, Selini vendosi ta sqarojë menjëherë episodin me një tjetër InstaStory. Ajo tregoi se telefoni i përkiste lokalit ku ishte duke konsumuar kafe dhe se e kishte marrë për pak çaste.

“Telefoni ishte i lokalit ku po konsumoja kafen. E rëndësishme është që ja ktheva,” shkroi ajo, duke e mbyllur situatën me humor.

Postimet e saj u pritën me buzëqeshje nga ndjekësit, të cilët e panë episodin si një moment spontan dhe argëtues nga përditshmëria e saj.