Home ShowBiz Katy Perry reagon ashpër ndaj Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e këngës “Firework”
Katy Perry reagon ashpër ndaj Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e këngës “Firework”
0

Katy Perry reagon ashpër ndaj Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e këngës “Firework”

0
0
 Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry ka reaguar publikisht pas përdorimit të hitit të saj “Firework” në një video të publikuar nga Shtëpia e Bardhë në TikTok, ku shfaqeshin pamje të sulmeve ushtarake ndaj Iranit.

Videoja përmbante pamje të goditjes së një anijeje luftarake iraniane, të shoqëruara me këngën e artistes dhe me mbishkrimin: “Irani është paralajmëruar”. Postimi mori menjëherë miliona shikime, por shkaktoi edhe reagimin e fortë të autores së këngës.

Përmes një deklarate në rrjetin social X, Katy Perry u shpreh se nuk ishte pyetur dhe nuk kishte dhënë miratim për përdorimin e muzikës së saj në një kontekst të tillë.

“Jam thellësisht e tronditur dhe e zemëruar kur shoh ‘Firework’ të përdoret në llogarinë e TikTok-ut të Shtëpisë së Bardhë si muzikë shoqëruese për pamjet e sulmeve ushtarake. Unë nuk e kam miratuar këtë, nuk jam pyetur dhe nuk e mbështes aspak”, shkroi këngëtarja.

Artistja theksoi se “Firework” është krijuar si një himn shprese, shërimi dhe force të brendshme për njerëzit që përballen me periudha të vështira në jetën e tyre. Sipas saj, përdorimi i saj në pamje që lidhen me luftën dhe sulmet ushtarake përbën një shtrembërim të plotë të mesazhit që kënga synon të përcjellë.

Perry nënvizoi se arti nuk duhet të përdoret për të festuar dhunën, shkatërrimin apo konfliktet ushtarake. Reagimi i saj vjen në një moment delikat, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump përballet me kritika për mënyrën e komunikimit publik lidhur me zhvillimet ushtarake ndaj Iranit.